Protestat për Klodian Rashën, Rama: Po përdoren të miturit, analistët predikojnë dhunën
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Ekonomia në Fokus” sulmoi opozitën sa i përket protestave të fundit për Klodian Rashën.
Rama theksoi se po abuzohet me të miturit, të cilët sipas tij po i përdorin kundra qeverisë.
Kryeministri nënvizoi se kjo situatë është një katastrofë, madje edhe analistët po predikojnë dhunën.
“Qeveritë shkojnë e vijnë, kryeministrat shkojnë dhe vijnë, por në fund të ditës askush nuk lind kryeministër dhe askush nuk vdes kryeministër. Përpara se të jesh kryeministër je qytetar i këtij vendi, je prind në këtë vend, je edhe pasues i të tjerëve që kanë qenë përpara teje, si banorë të këtij vendi dhe të tjerë pas teje do të vijnë. Është përtej skandalozes, një turp i pashoq, që të shikosh njerëz që mund të kenë të gjitha arsyet e tyre, më pëlqen apo s’më pëlqen mua, janë të drejta apo të padrejta, për të pasur të gjithë anagazhimin e tyre kundër meje dhe qeverisë, por të arrijnë në këtë pikë dhe t’i ri-abuzojnë të miturit duke i përdorur si argumente për të vazhduar, për të pikturuar një panoramë të një revolucioni latent që kanë kohë që e presim, është rënie në një nivel, është katastrofë, nuk gjej fjalët, për të arritur të arsyetoj analistë që predikojnë dhunën”, u shpreh kryeministri.
Lexoni gjithashtu:
Festat e fundvitit, Rama: 34 milionë dollarë për shpërblimet e pensionistëve
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)