Euro vijon rënien drastike, çfarë po ndodh me monedhën evropiane
Monedha europiane vazhdon të humbasë vlerën në tregun shqiptar. Ajo këmbehet këtë fillim qershori 107 lekë, niveli më i ulët që koha kur euro u hodh në qarkullim.
Monedha Europiane po bie në rënie të lirë, duke u këmbyer këtë të martë 107 lekë, në kursin e Bankës së Shqipërisë. Në të njëjtin trend janë edhe dollari e paundi britanik që po këmbehen 100 dhe 124.6 lekë.
Agjentët e këmbimit valutor thonë se, ndikohet nga oferta shumë e lartë të valutës në treg. Kjo ofertë përkon me fillimin e sezonit turistik, dhe jo me pikun tij në muajin gusht. Ndikim tjetër vjen nga tregu i pasurive të paluajtshme, ku blerja e pronave nga të huajt në pjesën e parë të vitit u rrit me 50% dhe në total arriti në 290 mln euro.
Zhvlerësimi është i shpejtë, teksa shohim qershorin e vitit 2022, ku euro këmbehej 10.6% më lart.
Me këtë prirje, operatorët thonë se rënia e euros do të vazhdojë dhe të prekë rekorde të reja për këtë vit, dhe faktori psikologjik mund të ushtrojë gjithashtu ndikim, duke nxitur edhe më shumë shitjet e euros.
Një situatë e tillë, favorizon gjithnjë e më shumë ato subjekte që kanë shpenzime në euro dhe të ardhura në lekë, ku përfshihen sidomos importuesit, qeveria shqiptare dhe huamarrësit e tjerë privatë.
Forcimi i lekut në teori duhet t’i bëjë më të lira importet dhe të japë një efekt pozitiv në nxitjen e konsumit privat. Gjithashtu, leku më i fortë ul barrën e borxhit në monedhën europiane dhe lehtëson buxhetet nga shpenzimet për pagesën e kësteve të huave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tensione në Azi| Avionët rusë dhe kinezë fluturojnë mbi Kore, alarmohet Seuli
- Sherri i pronarëve të lokaleve në Elbasan, policia jep detajet për konfliktin
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut