VIDEO| KFOR dhe serbët lokalë matin “forcat” në Leposaviç

6 Qershor 2023 | 15:38

Ushtarët amerikanë të KFOR-it dhe qytetarë serbë kanë garuar të martën në “tërheqje me litar” në kuadër të “Lojërave të Punëtorëve”, manifestim tradicional i serbëve të Leposaviçit, shkruan “Kossev”.

Lojërat kishin nisur një ditë më parë, ndërsa të martën serbëve iu bashkuan edhe ushtarët që po kujdesen për objektin e Komunës, që kur kanë nisur protestat në fund të majit.

Këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviç për më shumë se 45 vjet, sipas mediave lokale.

Lojërat u zhvilluan në mes të protestave. Që nga 26 maji, serbët po qëndrojnë para objekteve të komunave në katër komunat në veri të vendit, duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale. Ka pasur edhe protesta të dhunshme. Si pasojë, 30 ushtarë të KFOR-it e policë të Kosovës kanë pësuar lëndime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026