Shtohen komandot turq, sa shkon numri i ushtarëve të KFOR me batalionin nga Ankaraja
Një batalion me komando turq ka mbërritur në veri të Kosovës, si përgjigje ndaj kërkesës së NATO-s për ndihmë për të ulur tensionet. Një autokolonë e ngarkuar me pajisje raportohet se është drejtuar për të vendin ballkanas në rrugë tokësore.
NATO njoftoi të martën e kaluar se do të dërgonte 700 trupa për të përforcuar praninë në zonë. Aktualisht, KFOR-i përbëhet nga 3.800 trupa, përfshirë 350 nga Turqia.
Protestat e dhunshme të pakicës serbe javën e kaluar lanë disa dhjetëra ushtarë të NATO-s të plagosur, përfshirë me fraktura dhe djegie si pasojë e pajisjeve shpërthyese të improvizuara.
Gjithçka nisi pasi më herët përfaqësues shqiptarë u zgjodhën në një proces elektoral të bojkotuar nga minoriteti serb, të cilët më pas hynë në godinat bashkiake për të marrë detyrën, por u bllokuan nga serbët.
Ditën e diel, gra serbe vendosën kurora pranë telave me gjemba në shenjë kundër autoriteteve të Kosovës.
Ato kërkojnë që kryebashkiakët dhe policia kosovare të tërhiqen nga godinat zyrtare dhe që dy serbë të arrestuar gjatë protestave të lirohen sërish.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)