120 mln euro barna kontrabandë, Urdhri i Farmacistit: Fenomen nga mungesa në treg
740 kilogramë medikamente me vlerë afro 120 milionë euro janë kapur në dy vite nga antikontrabanda në tentativë për t’u futur në tregun shqiptar.
Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve e konsideron këtë një sasi të madhe të barnave kontrabandë, por njëherazi thotë se ky fenomen vazhdon prej vitesh. Shkak është mungesa e barnave në treg.
“Është një fenomen që ushqehet nga realiteti shqiptar i i mosprezencës në çdo kohë i të gjitha barnave që nevojiten në vendin tonë”, thotë Diana Toma, presidente e Urdhrit të Farmacistit.
Ligjërisht barnat në Shqipëri futen me leje importi ose duke i regjistruar ato.
“Ngërçi i parë që kanë kompani të ndryshme është i pajisjes së lejes së kësaj natyre. Nuk bëhet fjalë për barna që një kompani e ka dhe hajt po fusim dhe një tjetër. Jo, bëhet fjalë për barna që nuk gjenden në treg”, u shpreh Toma.
Por kjo është vetëm ajo çfarë është kapur. Jo në pak raste në vendin tonë kanë hyrë barna në sasi të vogla, të cilat shiten në tregun e zi pa pullë.
Përgjatë vitit 2022 në vendin tonë kanë hyrë në mënyrë të ligjshme mbi 6 milionë kg barna dhe materiale mjekësore, që kapin vlerën e 27 miliardë lekë. Ato vijnë kryesisht nga Greqia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksperti: Barna të pasigurta në Shqipëri, zero kontrolle sipas raportit të KLSH
- Barnat e rimbursueshme, shtohen përfituesit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta