Barnat e rimbursueshme, shtohen përfituesit

7 Prill 2023 | 07:10

Duket se do të ketë më shumë përfitues nga ndryshimet që janë miratuar lidhur me barnat që merren me rimbursim. Më konkretisht qeveria shqiptare miratoi një vendim për indeksimin e çmimeve të listës së barnave të rimbursueshme.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se, “me këtë vendim krijohet mundësia për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit të tyre për qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike dhe trajtohen nëpërmjet skemës së rimbursimit natyrisht edhe zgjerimin e diagnozave të mjekimit dhe rritjen e numrit të qytetarëve që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave”.

“Lista e rimbursimit të barnave mbështet më shumë se 410 mijë përfitues ku më shumë se 60% e këtyre përfituesve janë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar duke i mbështetur në trajtimin medikamentoz sipas diagnozave që ata marrin nga mjekët të familjes. Ata mbështeten nëpërmjet një liste që ka një larmishmëri prej 1191 alternativash mjekimi që jepen nga mjeku i familjes dhe strukurat spitalore që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe që trajtohen në sistemin ambulator”, u shpreh Manastirliu.

Indeksimi i çmimeve të barnave që bëhet nëpërmjet këtij vendimi qeverie është një praktikë e përvitshme që siguron një kursim të buxhetit të alokuar për barnat në listën e rimbursimit në vlerën 3.6 milionë dollarë, të cilat do të shfrytëzohen për të mbështetur më shumë persona, të cilët janë më shumë të diagnostikuar me sëmundje kronike për të zgjeruar alternativat e mjekimit për to, por edhe për të mundësuar që barra e rritur e sëmundshmërisë e ardhur edhe pandemia COVID-19 të stabilizohet.

Manastirliu bëri të ditur se “për vitin 2023 ne e kemi rritur buxhetin për listën e rimbursimit të barnave duke e çuar në 11.4 miliardë lekë, ndaj i gjithë ky buxhet i vënë në dispozicion dhe përfitimi i ardhur nga indeksimi i çmimit të barnave që vjen si përfitim në buxhetin e shtetit do të ndikojnë në përmirësimin dhe zgjerimin e terapive të mjekimit për pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike dhe zgjerimin e alternativave të mjekimit”.

Nga lista e barnave të rimbursueshme përfitojnë më shumë se 410 mijë qytetarë, ku më shumë se 60 % e tyre janë pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuar, që mbështeten me trajtimin medikamentoz sipas diagnozave të mjekimit që ata marrin nga mjekët e familjes. Lista e barnave të rimbursueshme përmban rreth 1191 alternativa mjekimi për pacientët që trajtohen në shërbimin ambulator. Për vitin 2023 është rritur buxheti për listën e rimbursimit të barnave, duke e çuar në 11.4 miliardë lekë. Ky buxhet i rritur si dhe indeksimi i çmimeve, e cila është tashmë një praktikë e përvitshme, do të ndikojnë në përmirësimin dhe zgjerimin e terapive të mjekimit për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026