Premtimi i Këlliçit, Veliaj: Edhe ne kohën e Enverit s’kishte biletë falas
Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj komentoi në “Now me Erla Mëhillin” premtimin e kandidatit Belind Këlliçi për transport falas.
Veliaj tha se një premtim të tillë edhe Enver Hoxha gjatë sistemit komunist nuk e bëri dot pasi është i parealizueshëm.
“Të gjithë janë njerëz normal kur janë jashtë kamerave. Problemi këtu është pranon të jesh vetvetja apo do të bëhesh gazi i botës me premtime që nuk i bëri as Enver Hoxha, se dhe në kohën e Enver Hoxhës paguhej biletë autobusi se ishte e parealizueshme. Edhe atëherë kur çdo gjë ishte falas në sistemin komunist,” – deklaroi ai.
“Të gjithë çuna të mirë janë, sidomos ai që është dhëndri jonë, patjetër që është çun i mirë,” – u shpreh Veliaj i kundërshtuar nga Mëhilli që komentin e tij e cilësoi si mendësi komuniste.
“Epo, Erla u shqetësove kur nuk e lavdërova, u shqetësove kur e lavdërova. Si e do? E do të ngrohtë apo e do të ftohtë? Mua kur më thonë ‘fiku’ unë jam super krenar sepse unë jam rritur me ato vështirësi dhe se kam fare problem,” – tha kryebashkiaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa