Veliaj: 100 mijë vetë të punësuar në industrinë e ndërtimit
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha se duhet ulur mllefi për industrinë e ndërtimit, duke iu përgjigjur kritikave për shtrimin e numrit të ndërtimeve në kryeqytet.
Sipas Veliajt, nëse nuk do të ishte për industrinë e ndërtimit 100 mijë vetë do të kishin ngelur pa punë.
“Nuk më rezulton që shikoni më njerëz me matrapik rrugëve. Nëse i shohim faqet e INSTAT-it duhet t’i shohim të gjitha. Jo vetëm sa ndërtohet dhe cilat leje janë dhe tipologjinë e lejes, se dhe një që shtron pllakat e banjës duhet të marrë leje apo që ndërron çatinë, por duhet të shikoni dhe çfarë sjell te ajo faqja tjetër e INSTAT-it, te punësimi. Na rezulton që 100 mijë veta punojnë në ndërtim. Sot te piramida punojnë indianë për të mbaruar në kohë, sepse nuk ka më njerëz, sepse është ezauruar i gjithë grupi i njerëzve që merret me ndërtim,” – deklaroi kryebashkiaku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Veliaj përballë premtimit të 2015-tës për ndërtimet: Ja çfarë thotë pas 8 viteve
- “Bejko është intelektual, por s’fiton”, Hoxha: Populli i lirë s’do votonte Veliajn
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës