Veliaj përballë premtimit të 2015-tës për ndërtimet: Ja çfarë thotë pas 8 viteve
Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se rritja e numrit të ndërtimeve lidhet me qytetin që është në zhvillim.
Ai u shpreh se “shtylla kurrizore” e Tiranës është rritur, ndërsa pranoi se ka vend për përmirësim sa i takon parkingjeve.
“Ne nuk mund të jemi një vend që kërkon të jemi mikpritësit e Kryeqytetit Europian të Rinisë, të Qytetit Europian të Sporteve, të Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor dhe t’iu themi njerëzve vazhdoni shkoni dhe flini në Vorë ose në Durrës ashtu siç ka ndodhur kur kemi bërë samite më përpara dhe nuk i kemi pasur këto mundësi,” – u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku tregoi përmes një aplikacioni se Tirana reflektohet e gjitha me të gjelbër, duke nënkuptuar kështu se ndotja e ajrit është reduktuar pavarësisht ndërtimeve në rritje.
Ai përmendi Unazën e Vogël, 5 parkingje të reja që nuk kanë ekzistuar më parë apo Bulevardin e Ri, si projekte për të cilat është shumë krenar.
“Në këtë sens të pasurit probleme me trafikun apo me lëvizshmërinë në Tiranë, ky është një problem që tipikisht e kanë qytetet që po zhvillohen dhe po rriten,” – deklaroi kryebashkiaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit