Akuzat për para ruse, Kryemadhi: Rama-Veliaj blejnë media me paratë e inceneratorëve

31 Mars 2023 | 16:24

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave ndaj saj se është financuar me para nga kompani ruse.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi e mohoi diçka të tillë, teksa shtoi se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj blejnë media dhe dezinformojnë me paratë e inceneratorëve.

“Unë si kallëzuese e inceneraorëve, nuk i kthehem pas kallëzimeve të mia, për faktet flagrante të shkeljes së ligjit nga Edi Rama, Erion Veliaj, Armando Subashi dhe të gjithë zyrtarët e zinxhirit të këtij grupi mafioz. Këto shërbime të dezinformacionit janë të financuara nga paratë tuaja. Paratë për inceneratorët nuk ndalojnë, sepse ndaj Erion Veliaj paguan çdo ditë inceneratorin e Tiranës.

Me paratë që Erion Veliaj paguan inceneratorin e Tiranës, blihet media kombëtare brenda vendit dhe kontraktorë të botës së errët që ofron shërbimet më të dyshimtat. Për Edi Ramën, të jini të sigurt, e di se çfarë pret”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026