“Pastrimi i parave në ndërtim”, Veliaj: S’jam prokuror, ja kush i blen apartamentet

6 Prill 2023 | 22:12

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i pyetur në emisionin “Now” në Euronews Albania se kush i ble gjithë apartamentet e ndërtuar vetëm vitet e  fundit në Tiranë, tha se jetojmë në kapitalizëm dhe apartamentet i blenë  ata njerëz që blen edhe orat e shtrenjta apo makinat luksoze.

Po ashtu Veliaj shtoi se ai nuk mund të kontrolloj se kush janë blerësit, dhe a po blihen apartamentet me para të pista, pasi ai nuk është prokuror.

Pjesë nga biseda:

Erjon Veliaj: Ti bëre një pyetje, kush i blen këto apartamente, por e ke bërë ndonjëherë pyetjen se kush i ble orat rolex? Jetojmë në kapitalizëm.

Erla Mëhilli: Sipas raporteve që publikohen këtu në këtë vend, e jo më larg se dje drejtoria e përgjithshme e pastrimit të parave, ka deklaruar se skemat më të përdorura të pastrimit të parave është në real estate, në ndërtim. Si kryetar i bashkisë nuk ju shqetëson kjo gjë?

Erjon Veliaj: ajo që ju po thoni, nëse ju më jepni atributet prokuror, gjyqtar, pastrimi i parave, m’i jepni dhe e  bëjmë me kënaqësi. Por nuk e kam atë detyrë, se vjen një nga Rusia, nga Emiratet Arabe se  vjen një nga Kuvajti, nuk e ka këtë detyrë kryebashkiaku. Mos i jepni kryebashkiakut atributet që nuk i ka. Është eknomi tregu!

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026