“Trafiku në Tiranë”, Veliaj përplaset me Mëhillin: Rritemi me 25 mijë vetë në vit

6 Prill 2023 | 21:44

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now”, ku mes të tjerave foli edhe për trafikun e Tiranës.

Sipas tij trafiku është një problem që e kanë gjithnjë vendet në zhvillim dhe popullsia e Tiranës rritet me 25 mijë persona në vit, ndaj është normale që ka edhe më shumë makina që  shkaktojnë trafikun.

I pyetur nga moderatorja Erla Mëhillli nëse kjo situatë është përmirësuar me kalimin e viteve kryebashkiaku tha se është përmirësuar e do përmirësohej ende më shumë, sikur të mos ishin vonuar projektet nga opozita.

Erjon Veliaj: Të pasurit probleme me trafikun apo me lëvizshmërinë në Tiranë , është një problem që e kanë të gjithë qytetet që po zhvillohen e po rriten. Nuk ka trafik Bilishti dhe Kopliku, por ka Tirana. pra ka trafik në vende ku të gjithë njerëzit shkojnë për shërbime, për rroga më të mira.

Erla Mëhilli: Jo, çështja është ky trafiku ka ardhur duke u përmirësuar, apo është siç ka qenë?

Erjon Veliaj: Tirana rritet me 25 mijë vetë në ditë, ca vite 20, ca vite më shumë e ca vite më pak. Gjatë viteve të tërmetit u rrit më shumë. Tani 25 mijë veta, sikur një 1 në 3 veta të kenë makinë janë 8000 makina. Nëse këta njerëz që vijnë me 8000 makina çdo vit në Tiranë duan të  qarkullojnë sigurisht që janë diçka e  shtuar në trafikun e Tiranës. Ajo që dua të them është se projekti i unazës së vogël, që qendrën e ka kthyer në pedonale, por ka lëvizshmëri në qendër dhe projekti i unazë së madhe, që u bllokua prej tre vitesh, tani e bën rrugën më të lehtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026