Rreth 2 mijë punonjës të sigurimit, teknikës dhe higjienës në spitalet e Kosovës në protestë
Punonjësit e sigurimit, teknikës dhe higjienës në të gjitha spitalet e Kosovës kanë hyrë në ditën e dytë të grevës.
Rreth 2 mijë prej tyre kërkojnë që qeveria t’i ndihmojë, sikurse edhe sektorëve të tjerë, sepse e konsiderojnë se janë të rrezikuar po aq sa mjekët dhe infermierët në këtë kohë pandemie.
Drejtuesit e sindikatës zhvilluan një takim me Ministrin e Shëndetësisë të Kosovës, nga i cili morën premtime se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt, por deri më tani nuk ka ndonjë zhvillim të ri në këtë drejtim.
Ndërkohë, gazetari i Euronews Albania Jeton Musliu raportoi se punonjësit kanë hyrë në një grevë pa afat.
“Që nga dita e djeshme në mëngjes punonjësit e sigurimit, teknikës dhe higjienës kanë hyrë në një grevë pa afat, kërkojnë pagesën pasi nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga pakot emergjente të qeverisë, pavarësisht se kompanitë të në cilat ato punojnë kanë marrë ndihma të tilla”, u shpreh ai.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet