Kallëzimi i 2 viteve më parë që dyshohet se çoi në pranga Vangjush Dakon

6 Qershor 2023 | 19:08

Një padi e depozituar 2 vite më parë në SPAK, nga 48 familje me rreth 200 banorë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, dyshohet se është kallëzimi që çoi në pranga Vangjush Dakon.

“Ne kallëzojmë ish-strukturat e bashkisë së Durrësit, pra organi kompetent që ka lëshuar lejen e ndërtimit për këtë godinë dhe në mënyrë të veçantë sekretarin e KRRT-së së asaj kohe ose drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Urban, ish-kryetari i bashkisë, kolauditori, supervizori, personat që e kanë marrë në dorëzim dhe çfarë është për të ardhur keq është fakti se edhe pse një studio e asaj kohe që ka bërë studimin e ka parashikuar jo më shumë se 7 kate, bashkia Durrës e ka dhënë 10 kate, firma ndërtuese e ka bërë 14 kate dhe ka bërë dhe garazhe. Kjo do të thotë të parashikosh vdekjen,” – u shpreh avokati Baftjar Rusi dy vite më parë në SPAK.

Ndërkohë banorët aso kohe denoncuan se segmentë të caktuar të shtetit manipuluan shkresat dhe tentuan t’i kthejnë qytetarët nëpër banesa edhe pse pallati ishte i pabanueshëm, madje përbënte rrezik edhe për ndërtesat përreth.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026