Rama pas arrestimit të Dakos: Duhet bërë durim në luftën anti-korrupsion
Kryeministri Edi Rama ishte në Berat në turin e falënderimeve kur ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u vetëdorëzua në policinë e Tiranës pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK.
Ndërsa foli për luftën e drejtësisë, Rama u shpreh se nuk ndihet mirë kur sheh njerëz që kanë qenë krah tij, të jenë tashmë para prokurorëve, por është krenar që diçka e tillë po ndodh për herë të parë në historinë e popullit shqiptar.
“Duhet bërë durim në luftën kundër korrupsionit. Po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Natyrisht që kjo nuk është e lehtë. Natyrisht që këtu ka gjëra që të bëjnë të ndihesh jo mirë sepse nuk ke si të ndihesh mirë kur dikush që ka qenë në krah teje, tani është në krah të avokatit dhe përballë prokurorit. Me sigurisht që diçka ka ndodhur. Të gjitha këto janë pjesë e një procesi, janë pjesë e një drejtësie të re. Për herë të parë po ndodh kjo, për herë të parë në historinë e popullit tonë. Për këtë duhet të jemi krenar ne për Partinë Socialiste,” – deklaroi Rama.
Kryeministri foli gjithashtu dhe për rëndësinë e bashkive në marrëdhëniet në komunitet.
“Gjëja kryesore që duhet të përpiqemi bashkarisht ta bëjmë është që bashkitë tona të jenë shumë më tepër shtëpi të përbashkëta për komunitetin dhe të jenë shumë më tepër një derë, hallin që mbase nuk e zgjidhin mund patjetër ta qajnë dhe ta qajnë me respekt e dinjitet, ashtu siç është shumë e rëndësishme që ne të shkojmë përtej Partisë Socialiste, këtë na tregoi vota e 14 majit që kemi mundësi të shkojmë përtej Partisë Socialiste për të krijuar komunitet, për të krijuar një komunitet politik,” – shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore