Bullgaria formon qeverinë e re me bazë rotacioni, armiqtë e vjetër bashkojnë forcat

6 Qershor 2023 | 20:56

Bullgaria zgjodhi një qeveri të rregullt, por me bazë rotacioni. Kryeministri i ri i vendit ballkanas quhet Nikolay Denkov, që së bashku me ish-komisioneren evropiane Maria Gabriel do të qëndrojnë në pushtet për 9 muaj.

“Ëndrra ime nuk ishte të bëhesha kryeministri i një vendi në krizë ekonomike dhe politike dhe që është thellësisht i përçarë”, tha Nikolay Denkov, kryeministër i Bullgarisë.

“Bullgarisë i duhet një qeveri e rregullt, me orientim euro-atlantik dhe efikase”, u shpreh Maria Gabriel, zv.kryeministre e Bullgarisë.

Koalicioni përbëhet nga armiq politikë, me partinë “Ne vazhdojmë ndryshimin” të Kiril Petkov dhe GERB të Boyko Borissov dhe u formua me vështirësi. Analistët i japin një jetë të shkurtër, edhe për faktin se kabineti nuk mori bekimin e presidentit Radev.

“Shoqëria jon duhet ende ta kuptojë procesin që rrethon krijimin e këtij koalicioni, sepse i ka bërë zgjedhjet të ppakuptimta. Zgjedhjet janë baza e demokracisë”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Ndërkohë, lufta mes institucioneve në Bullgari po thellohet. Pak pasi kabineti i ri u formua, prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev kërkoi imunitetin e liderëve të dy partive kryesore, Boyko Borissov dhe Kiril Petkov. Gjithashtu, ministrat e rinj u pritën me një protestë nga partia nacionaliste Ringjallja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026