Bullgaria ndalon grurin ukrainas. Shkak, stoqet vendase të drithërave

20 Prill 2023 | 16:39

Bullgaria mori një vendim për ndalimin e importit të drithërave ukrainase që do të hyjë në fuqi nga 24 prilli. Kjo e bën vendin të katërtin në BE që merr një vendim të tillë, që do të nisë të zbatohet pak javë përpara korrjeve të reja.

Kryeministri Donev prezantoi si motiv të vendimit volumin e madh të drithërave dhe ushqimeve që mbetën në vend vitin e kaluar.

 “Ne kemi prodhimin tonë masiv dhe besojmë se depërtimi i tij në treg do të jetë i vështirë dhe do të pësojmë humbje serioze nëse nuk marrim këtë masë”,-tha Yavor Gechev, ministër i Agrikulturës, Bullgari

Edhe Rumania po shqyrton marrjen e së njëjtës masë. Për momentin, ministri rumun i Agrikulturës ka njoftuar se Bukureshti zyrtar do të intensifikojë kontrollet për grurin e importuar nga Ukraina.

 “Ne i kërkuam ministrit ukrainas të përdorë të gjitha mjetet për t’u siguruar që operatorët ekonomikë ukrainas të reduktojnë eksportin e drithërave dhe vajrave në vendin tonë”,-tha tha Petre Daea, ministër i Agrikulturës, Rumani

Ndërkohë, Brukseli thotë se është gati të gërmojë në xhepat e tij për të kompensuar fermerët.

 “Mos harroni se ne kemi lëvruar një paketë mbështetëse prej 56 milionë eurosh për shumicën e fermerëve të prekur dhe po përgatisim një mbështetje të dytë prej 100 milionë eurosh”,-tha Dana Spinant, zëdhënëse e KE-së.

Të mërkurën ishte Polonia që vendosi të heqë pjesërisht ndalimin, por vetëm për të lejuar kalimin transit të grurit në territorin e saj. Kjo u bë për të ç’tensionuar situatën në kufijtë e vendi me Ukrainën, ku disa qindra kamionë të mbushur me produkte presin prej ditësh të kalojnë.

LEXOJNI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026