Tregtari shpërndan 9 dollarë ndihmë për Ramazan, 78 të vdekur nga mbipopullimi
Të paktën 78 persona kanë vdekur në kryeqytetin e Jemenit, gjatë një aktiviteti bamirësie për Ramazanin, thonë zyrtarët.
Incidenti filloi pasi qindra njerëz u grumbulluan në një rrugë të ngushtë në zonën e Bab al-Jemen të mërkurën vonë për të marrë ndihma prej 9 dollarësh, të cilat ofroheshin nga një biznesmen në zonë.
Pamjet në rrjete sociale tregojnë dhjetëra trupa në tokë, si dhe këpucë dhe veshje të shpërndara mbi shkallë.
Zyrtarët nga lëvizja rebele Houthi akuzuan organizatorët për dështimin e mbarëvatjes të aktivitetit bamirës.
BBC raporton se tregtari i priste njerëzit përmes një porte të pasme që arrihej nga një rrugë e ngushtë dhe shkallët. Kjo rezultoi në mbipopullim dhe një përplasje kur u hap porta, suke shkaktuar tragjedinë.
Jemeni është shkatërruar nga një luftë civile që u përshkallëzua në vitin 2015, kur rebelët Houthi, të lidhur me Iranin morën kontrollin e pjesëve të mëdha në perëndim të vendit, nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht. Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në një përpjekje për të rivendosur sundimin e saj.
Luftimet thuhet se kanë lënë më shumë se 150,000 njerëz të vdekur dhe kanë shkaktuar një nga krizat më të mëdha humanitare në botë, me dy të tretat e popullsisë, 21.7 milionë njerëz – në nevojë për një formë ndihme.
LEXO GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë