Gratë sipërmarrëse në RMV, programet e zhvillimit rrisin me 35% numrin në biznes

20 Prill 2023 | 16:17

Me mijëra gra të papuna në Maqedoninë e Veriut presin një lajmërim nga zyra e punës. Por ka edhe nga ato të cilat kërkojnë të jenë të pavarura financiarisht.

Sumeje Murtezi, falë dëshirës për të qenë sipërmarrëse, ka hapur një çerdhe private në Shkup, falë edhe mbështetjes nga Programi i Kombeve të Bashkuara Për Zhvillim.

Ajo tregon se si nisi gjithçka.

“Me hapjen e konkurseve nga ana e Agjencisë për Punësim dhe UNDP-së për të hapur biznese të reja ku ju jepnin përparësi grave, e mora me interes që idenë time ta hedh në letër dhe ta bëjmë një matematikë të mirë me ato të projektit që u realizua për katër ditë, deri në finalizim të hapjes së çerdhes kishte një proces gjashtë mujor dhe ky projekt dhe trajnim më ka ndihmuar shumë që mësoj se si duhet të bëj një biznes”, tregon ajo.

Vështirësitë për ngritjen e biznesit ishin të mëdha, por falë këmbëngulës, ja arriti të ndërtonte biznesin e saj.

“Kisha sugjeruar edhe grave në veçanti që të jenë sa më këmbëngulëse rreth ideve të tyre, aftësive që i kanë, të jenë këmbëngulëse që t’i zbatojnë dhe ti nxjerrin në pah dhe kjo do ju ndihmojë që të jenë të pavarura edhe në aspektin financiar, sepse kur një grua ka pavarësi financiare ka vetëbesim dhe aftësohet edhe më tutje që të tu bëjë ballë sfidave të jetës”, shprehet Murtezi.

Pedagogia refuzon idenë e ikjes jashtë vendit, sidomos të të rinjve, ndërsa i bën thirrje shtetit që të joshë këtë grupmoshë me programe të ndryshme.

“Edhe të rinjve duhet institucionet tona të ju ofrojnë shumë, përgatitje profesionale, trajnime, programe atraktive që ti tërheqin . Kjo ide e të ikurit jashtë nuk është në rregull dhe nuk mendoj, se kisha sugjeruar as për fëmijët e mi dhe falë Zotit nuk kanë pasur ide të tillë, por as për rininë në përgjithësi”, thotë sipërmarrësja.

Përgjatë 12 viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë financuar projekte me vlerë 605 milionë dollarë. Përfituesit janë afro 11 mijë qytetarë, ku 35% janë biznese me pronare gra, ndërsa 30% drejtohen nga të rinjtë.

Grafikë – Programi i Kombeve të Bashkuara Për Zhvillim në RMV

  • Mbi 11 mijë njerëz kanë hapur bizneset e tyre.
  • 35% e këtyre bizneseve drejtohen nga gra sipërmarrëse dhe 30% nga të rinjtë.
  • Rreth 70% e kompanive të krijuara përmes projektit janë ende aktive.

Sipas vlerësimeve të Programit të Kombeve të Bashkuara Për Zhvillim, ky projekt ka ndihmuar në uljen e shkallës kombëtare të papunësisë për 3%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026