Gazetari Ferhati: SPAK ka dosje të hapura dhe për opozitën, u pyet djali i Berishës

6 Qershor 2023 | 22:47

Gazetari Eni Ferhati kundërshtoi kolegun e tij Dritan Hila në “Now me Erla Mëhillin” kur ky i fundit tha se SPAK nuk po godet Metën e Berishën, por vetëm partinë në pushtet.

Sipas Ferhatit ka dosje të hapura dhe për opozitën.

“Ka dosje që kanë qenë më herët aty. Kanë dhe një historik të kaluar sa i takon çështjes hetimore, për shembull çështja CEZ DIA është dhe hetuar, disa prova dhe fakte kanë qenë që në procesin e vjetër. Po ashtu, për çështjen Gërdeci krahas zotit Mediu ka një hetim tjetër, janë pyetur djali i ish-kryeministrit, është pyetur ish-ministri i Drejtësisë së kohës, kemi pra hetime dhe në krahun e opozitës.

Në rast se kjo çështje hetimore për zotin Dako po hetohet prej vitit 2020, pse nuk u arrestua zoti Dako para zgjedhjeve të 14 majit? Kjo është një pyetje që mund të shtrohet, pra ka shumë pikëpyetje,” – u shpreh Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026