Buxheti i vitit 2021, Meta i përgjigjet Denajt për investimet në shëndetësi
Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas konferencës së kryeministrit Edi Rama dhe ministrave Arben Ahmetaj e Anila Denaj, ku u dhanë shpjegime për buxhetin e vitit 2021.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta thekson se vlera e PPP-ve në 2021 arrin në 49.8% të prodhimit të brendshëm bruto.
Teksa bën paralelizmin me luftën kundër COVID-19, kreu i shtetit thotë se në buxhet për këtë është parashikuar 0.86% e prodhimit të brendshëm bruto.
“Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 milidardë lekë ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 miliardë lekë ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shkruan presidenti.
Ky reagim i Metës erdhi pasi më herët ministrja Debaj theksoi se në argumentet e presidentit për kthimin e buxhetit 2021 zerohet rritja e pagave për mjekët dhe infermierët.
Ndërsa, sipas saj qeveria Rama për vitin 2021 ka mbështetur këtë sektor.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta