SPAK kërkesë ministrisë së Drejtësisë për të ekstraduar Plaurent Dervishajn nga Dubai

15 Dhjetor 2020 | 13:42

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë të nisë procedurat për ekstradimin në Shqipëri të Plaurent Dervishajt.

Dervishaj, i cili është një nga gjashtë të akuzuarit për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit në vitin 2005, u arrestua së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Për akuzat e vrasjeve, SPAK ka si dëshmitar kryesor Luftar Reçin, një nga pjesëmarrësit në ekzekutimet e 15 viteve më parë, i cili ka pranuar të bashkëpunojë për drejtësinë.

Reçi, Dervishaj dhe Saliu kanë qenë pjesëtarë të së ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, e cila drejtohej nga Lulzim Berisha, ky i fundit i shpallur në kërkim.

Bandës së Durrësit i atribuohen disa vrasje të ndodhura në fund-vitet 90-të dhe fillim-vitet 2000. Pas disa konflikteve Saliu qe shkëputur nga grupi dhe qe ri-organizuar së bashku me Endrit Doklen, edhe ky ish-anëtar.

Ekzekutimi i Saliut thuhet të jetë kryer më 26 shkurt 2005 pas dakordësimit me Lulzim Berishën nga Reçi, Dervishaj dhe Indrit Taullai, ky i arrestuar ditë më parë në Kosovë.

Një ditë më pas, më 27 shkurt 2005, grupi ekzekutoi me bombë Lamajn dhe Arsin. Në këtë ekzekutim sipas Reçit kanë bashkëpunuar edhe Emiljano Shullazi dhe Viktor Ymeri.

Nga gjashtë të akuzuarit në arrati mbetet vetëm Berisha.

Vrasjet e vitit 2005 patën mbetur pa autor deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, kur Luftar Reçi, i cili ndodhet në burg për një tjetër vrasje, pranoi të rrëfehej duke treguar gjithë dinamikën e ngjarjes.

Dervishaj ishte i vetmi nga anëtarët e bandës së Durrësit që nuk qe dënuar për përfshirje në veprimtarinë e grupit dhe nuk ka bërë asnjë ditë burg.

 

Lexoni gjithashtu:

Vrasja e Klodian Saliut, arrestohet në Dubai Plaurent Dervishaj

“I penduari”, SPAK zbardh dy vrasje të bujshme të 15 viteve më parë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026