Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e presidentit për buxhetin 2021

15 Dhjetor 2020 | 14:40

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta për projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm. Kreu i shtetit listoi disa argumente se pse zgjodhi të kthente për rishqyrtim në Kuvend të projektligjit për buxhetin.

Ai theksoi se në buxhet nuk është parashikuar mbështetje e mjaftueshme financiare për qytetarët dhe sistemin shëndetësor, në kohën kur edhe projeksionet e institucioneve ndërkombëtare paralajmërojnë përkeqësim të situatës si pasojë e pandemisë.

Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti listoi pak ditë më parë arsyet se pse duhet rishqyrtuar projekt-buxheti i 2021:  

  • S’parashikon fonde të mjaftueshme për të përballuar pandeminë;
  • S’parashikon fonde të mjaftueshme për të mbështetur biznesin e vogël nga ndikimi i pandemisë;
  • S’ka zbatuar rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për të mos zgjeruar projektet me partneritet publik-privat;
  • S’parashikon uljen e varfërisë për grupet më në nevojë;
  • S’parashikon uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit;
  • S’ka projekt-plan se si do të ulet borxhi i rritur publik;
  • S’ka program masash për uljen e detyrimeve të prapambetura;

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë përveç deputetit të opozitës parlamentare Artur Roshi, të tjerët votuan kundër dekretit të presidenti Meta. Buxheti i 2021 pritet të kalojë për votim në Parlament në seancën plenare të së enjtes.

Kreu i shtetit Ilir Meta ka apeluar vazhdimisht tek qeveria, duke kërkuar një vëmendje të shtuar për qytetarët në kushtet kur pandemia ka prodhuar thellimin e krizës ekonomike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026