Kush mund të zëvendësojë Sandër Lleshajn? Deputetja e Partisë Socialiste flet në Euronews Albania

15 Dhjetor 2020 | 15:43

Deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea tha se protestat e ditëve të fundit, që nisën fillimisht si revoltë për vrasjen e Klodian Rashës janë nxitur nga opozita jashtëparlamentare. Këtë deklaratë deputetja Gjebrea e bëri gjatë një interviste në studion e Euronews Albania.  

“Jemi të shqetësuar dhe i kam ndjekur ngjarjet. Ndjej trishtim në këndvështrimin tim dhe të PS-së, ka një përdorim të të rinjve nga forcat e opozitës dhe nuk ka thirrje për qetësi apo dhe thirrje për maturi për ata që duan që një ditë duan të marrin pushtetin. Kjo është një ngjarja me ndjeshmëri të lartë dhe kjo është prioritet për t’u zbardhur. Duhet të ecim përpara në rrethanat që çuan në këtë vrasje. Çdo person, ka të drejtë të shprehë një revoltë në formën demokratike. Kemi parë eksponentë të opozitës në krye të protestave, po marr rastin e kryetares së bashkisë së Shkodrës. Kemi parë në Tiranë eksponentë të LSI-së, dhe këto janë gjëra që janë parë. Nuk kemi parë thirrje për qetësi dhe për të mos përdorur dhunë”, tha ajo.

Ajo tha se vrasja e të riut Rasha është një ngjarje tragjike, ndërkohë shtoi se qeveria nuk është bërë në asnjë rast pengesë në zbardhjen e saj.

“Kryeministri i ka marrë të gjithë përgjegjësitë që në momentin parë dhe nuk ka pasur asnjë mbrojte për efektivin. Policia zbaton detyrën e vet funksionale, dhe ajo e bën çdo gjë për planin që ka. Një person nëse nuk ndihet jo komod, kjo është një ndjesi personale. Policia ka arritur të ketë një institucion i besueshëm”, tha ajo.

Deputetja tha se me të rinjtë duhet të diskutohen, ato situata, të cilat i shqetësojnë së tepërmi.

“Të rinjtë kanë nevojë që të jenë të sqaruar dhe të diskutohet pak më shumë për probleme të caktuar. Ka një ndjeshmëri më të lartë, dhe në rastin në fjalë është keqpërdorim e të rinjve nga opozita.  Është tragjike që një rast të tillë ta përdorësh për kredo politike. Çdo i ri mund të kEtë situata, që mund të dalë në protestë”, tha deputetja. 

Gazetarja Bruna Çifligu pyeti znj. Gjebrea për emrin e mundshëm, i cili mund të zëvendësojë Sandër Lleshajn në postin e e ministrit të Brendshëm, por për këtë deputetja e PS-së shtoi vendimi është ekskluzivitet i vetë kryeministrit Rama.

“Kjo është një ekskluzivitet i kryeministrit. Nuk mund të them asgjë, dhe nuk kam informacion për këtë. Padyshim që edhe një grua në ministrinë e Brendshme do të ishte një arritje. Çfarëdo që të jetë, kryeministri do ta gjejë pozicionin dhe kandidaturën më të mirë për ministrin e Brendshëm”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026