12 të vdekur dhe mbi 800 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

15 Dhjetor 2020 | 15:56

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 12 të vdekur dhe 809 raste të reja nga mbi 2700 testime të kryera. Bashkë me rastet e fundit numri total i personave të infektuar që prej nisjes së pandemisë arrin në 50 mijë.

Rastet e fundit fatale janë: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç.

Dy muajt e fundit ka pasur shtim të ndjeshëm të rasteve të vdekjeve mes pacientëve me COVID-19. Gjatë muajit nëntor humbën jetën 301 pacientë, pothuajse trefishi i numrit të një muaji më parë, ndërkohë që deri më sot, vetëm gjatë gjysmës së muajit dhjetor ka pasur 218 vdekje, çka tregon se nëse do të vijohet kjo prirje, muaji mund të mbyllet me një bilanc edhe më të rënduar.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat, 24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.

COVID-19 – Statistika (15 Dhjetor 2020)
Testime totale            226.495
Raste pozitive              50.000
Raste të shëruara         25.876
Raste Aktive                23.096
Humbje jete                    1028

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              12327
Fier                  1757
Durrës             1410
Shkodër           1207
Vlorë               1147
Korçë              1131
Elbasan           970
Berat               910
Lezhë              871
Gjirokastër      544
Kukës              470
Dibër               352

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026