Ambasadorja Yuri Kim përshëndet lidhjen me interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, përshëndeti vënien në punë të linjës së transmetimit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Kim tha se “ky është një gur kilometrik i rëndësishëm” dhe se “SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë në Ballkanin Perëndimor”.
Shqipëria dhe Kosova nisën zyrtarisht të hënën, datë 14 dhjetor, transmetimin e energjisë përmes linjës së tensionit të lartë 400KV.
Linja, e njohur ndryshe si interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë u cilësua nga Kryeministri Edi Rama si “tregues se si funksionon Shengeni Ballkanik”, që sipas tij “zgjidh problemet e një shteti duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm rajonal”.
Interkonjeksioni d t’i mundësojë dy vendeve të shkëmbejnë energji elektrike. Shqipëria, e cila varet totalisht nga reshjet dhe prurjet e lumenjve për të prodhuar energji, do të mund të ketë si ndihmë për situatat e viteve me thatësirë rrjetin e Kosovës, rrjet i cili kryesisht mbahet nga prodhimi i termocentraleve.
Lexoni gjithashtu:
Nis punën linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, Rama: Ky është Shengeni rajonal
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta