Sali Berisha: KAS është institucion i verbër, udhëhiqet nga një i korruptuar
Sali Berisha tha këtë të mërkurë se në tre ditët e fundit, KAS ka dëshmuar se është një institucion i verbër, i cili sipas tij shkelmon të vërtetat elektorale.
Ai tha gjithashtu se institucioni udhëhiqet nga një bashkëpunëtor që dikur ka qenë shumë i afërt me Berishën, por që ky i fundit e ka shkarkuar për korrupsion.
“Këto 2-3 ditët e fundit KAS i partisë është dëshmuar një institucion i verbër, një institucion që shkelmon të vërtetat elektorale, një institucion që kryesohet nga një ish bashkëpunëtor i afërt i imi, i shkarkuar për korrupsion dhe tani humbet çdo lloj norme, parimi dhe vërsulet kundër kandidatëve fitimtarë se si e si ti kthejë në të mundur me meskinitetin, me qëndrimin e tij kriminal ndaj ligjit dhe të vërtetës. Ky person me urdhër të Edi Ramës legjitimoi në Rrogozhinë qendrën e ngritur në burg pa asnjë vendim dhe asnjë akt nënligjor të ndonjë institucioni për një qendër votimi”, -tha Berisha në mbledhjen me deputetët e tij.
Kujtojmë se KAS ka hedhur poshtë kërkesën e kolacionit Bashkë fitojmë për rinumërim të votave në bashkinë e Rrogozhinës, pa llogaritur kutinë e burgut, e cila solli përmbysjen e rezultatit dhe nxori fituese Partinë Socialiste.
LEXONI GJTIHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta