FOTO| Ky është një nga personat e përfshirë në masakrën e Don Boskos
Policia ka arrestuar një nga personat e përfshirë në masakrën në Don Bosko, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të lokalit në pronësi të Fation Muratit.
Bëhet fjalë për Nikoll Sherrnikun. 28-vjeçari dyshohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Sherrniku dyshohet se siguroi targat gjermane për makinën e personave që morën pjesë në atentat.
Ai ka qenë në burg prej gushtit të vitit të kaluar pasi u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak. Para se të kapej ai siguroi targat gjermane që u përdorën në masakrën e Don Boskos.
Ka qene i dyshuar dhe ndaluar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela, por më pas është liruar për mungesë provash. Njihet edhe si lidhje e ngushtë e Brilant Martinajt, i ekzekutuar në mbikalimin e Fushë Krujës, por dhe i të zhdukurit Ervis Martinaj.
Si pasojë e të shtënave të asaj nate humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagosën 6 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën e mitur të viktimës.
Policia ka edhe emra të tjerë të dyshuar, por nuk mund t’i bëjë me dije për shkak të sekretit hetimor.
Policia bën me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të personave të përfshirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta