Ermal Hasimja: Para se të vritej banakjerja isha në Don Bosko, mund të mos isha sot
Ermal Hasimja i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania po debatonte me deputetin socialist Toni Gogu për arsyet se përse njerëzit po zgjedhin të largohen nga Shqipëria. Gogu tha se në kohën e Berishës njerëzit largoheshin sepse vriteshin në bulevard.
Nga ana tjetër Hasimja i tha se sot të vrasin edhe te dera e shtëpisë. Madje ai tha se kishte qenë i pranishëm në ngjarjen e Don Boskos, pasi një orë para se të ndodhte masakra ku mbeti e vrarë banakjerja ai kishte qenë në atë lokal.
Pjesë nga biseda:
Ermal Hasimja: Kur ishim në kohë të Saliut pse iknim ne se ishim nga jugu?
Toni Gogu: Se të vrisnin në bulevard.
Ermal Hasimja Ndërsa sot po ikin për kushte klimaterike?! Te lagjja ime të vrasin. Para se të vritej ajo gruaja e shkretë në Don Bosko, unë isha te ai lokali para një ore. Më qëlloi rruga, doja të merrja diçka për të ngrënë dhe ja. Mund të mos isha sot në emision.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit