Basha nga Elbasani: Uroj që arrestimi i Dakos mos të jetë njësoj si Tahiri
Lulzim Basha ka realizuar një takim me të rinjtë ne Elbasan. Ai paralelizoi fitoren e socialistëve më 14 maj me një mur, me një pengesë për të rinjtë e qytetit që kërkuan ndryshimin.
Në këto kushte, Basha tha se tashmë është koha të mblidhen për të reflektuar.
“Në çdo vend normal të ndodhte kjo, do të binin kambana alarmi. Ky do duhej të ishte debati i mëngjesit, i drekës dhe darkës për javë me radhë. Në fakt është një debat që e has vetëm kur takohem më të rinjtë, por që nuk kryhet në aulat e medias tonë. Sepse media ka halle të tjera. Politika ka halle të tjera, që nuk janë hallet tuaja por janë hallet e tyre,” – u shpreh Basha.
Ai solli në vëmendje arrestimin e Vangjush Dakos gjithashtu, për të cilin tha se uron të mos përsëritet historia si me Saimir Tahirin.
“Në fakt është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, për një pallat. Por shpresoj të mos jetë vetëm kaq, të mos jetë njësoj si me Saimir Taihirin që doli nga burgu sepse ishte dënuar vetëm për “Shpërdorim detyre”, ndërkohë që SPAK-u vazhdon proceset juridike, në Gjkykatën e Lartë, anëtarësinë në një organizate kriminale. Të gjithë e dini e mbani mend, e mbushi Shqipërinë më drogë,” – u shpreh Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta