Braktisja e fshatit Rehovë, bujqësia e vetmja mënyrë jetese

7 Qershor 2023 | 17:54

I shkretuar, pa zhurma njerëzish, toka të lëna djerrë, ky është realiteti i dhimbshëm i fshatit Rehovë, që dikur numëronte mbi 100 familje.

Sot në këtë fshat jetojnë vetëm 7 familje, të cilat mënyrën e vetme të jetesës kanë bujqësinë.

“Njerëz këtu ka vetëm 7 familje, të tjera nuk ka. Ka dy tre familje me pleq që vijnë në behar e ne dimër ikin, të tjerët kanë ikur në emigrim. Unë për shembull kam lopë, e të tjerat lopë e dhi të tjerët janë pleq. Të rinjtë nuk ka shpresë këtu. Ç’do bëjnë këtu, këtu do rrinë? Shkollë jo, gjë jo, edhe ambulancë nuk kemi,” – u shpreh një burrë.

Një e moshuar tregon me ironi se as nuse nuk vijnë më në këtë fshat.

“Ngelen tërë djemtë pa martuar, kam kunatin lart, ka dy djem, njëri e mori me dashuri, të tjerët u them o burra gjeni nuse se ngelet, kush të dalë ta marrim,” – tha zonja.

E ardhmja e këtij fshati duket e zymtë, teksa çdo ditë që kalon, edhe ata banorë që jetojnë aty kërkojnë të largohen drejt Korçës apo në emigrim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026