“Po na poshtëroni, a më njeh kush jam?” Sherri i deputetëve me militantët e Bashës

7 Qershor 2023 | 21:32

Rikthimi i Lulzim Bashës ka ngritur polemika sa i takon situatës në PD apo lidershipit të partisë.

Kulmi arriti mesnatën e së mërkurës ku diskutimet e kryesisë së Partisë Demokratike mbi garën për kryetarin e ri thelluan edhe më shumë përçarjen brenda të djathtëve.

Retorika të forta mes deputetëve degjeneruan deri në skena dhune verbale mes përkrahësve të ish-kryedemokratit dhe grupit të zyrtarëve të Partisë Demokratike që braktisën mbledhjen në shenjë proteste. Euronews Albania ka siguruar dhe videon në të cilën dëgjohen të sharat dhe ofendimet.

Revolta lindi pasi fillimisht ata kërkuan të mbaheshin zgjedhjet në bazë e më pas të vijohej me zgjedhjet për kryetarin e ri.

Edhe pse mes tensioni me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, zgjedhjet do të mbahen më 29 korrik ku me gjasa Lulzim Basha do të ulet sërish në krye të karriges së selisë blu ku ka qëndruar prej 10 vitesh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026