Analisti: Basha u kthye më i dobët se kur iku, ata që e mbështetën s’e duan më
Analisti Neritan Alibali tha për “Now me Erla Mëhillin” se Lulzim Basha u kthye në Partinë Demokratike më i dobët se iku.
Sipas tij, tashmë nuk diskutohet më “me apo pa Berishën”, por diskutohet “me apo pa Bashën”.
“Për hir të së vërtetës duhet të pranojmë faktin që zoti Basha është rikthyer në politikë më i dobët se sa iku nga politika. Po ta shohësh dhe përgjithsisht opinioni publik nuk e ka pritur mirë rikthimin e zotit Basha. Megjithatë, ne shohim që edhe brenda Partisë Demokratike, edhe një pjesë e deputetëve që e kanë mbështetur zotin Basha në fillim fuqishëm, kanë kërkuar që të dy palët si zoti Basha dhe zoti Berisha të largohen nga Partia Demokratike, të bëjnë hapa mbrapa dhe t’iu lihet të rinjve,” – u shpreh analisti.
Sipas Alibalit në këtë aspekt, nuk është fare parimore kjo çarje që po ndodh brenda PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta