CIA e dinte se Ukraina planifikonte të hidhte në erë gazsjellësin Nord Stream

8 Qershor 2023 | 10:26

Një agjenci evropiane e spiunazhit i tha CIA-s se dinte për një plan të ekipit të operacioneve speciale të Ukrainës për të hedhur në erë tubacionin e gazit Nord Stream tre muaj përpara se shpërthimet të dëmtonin sistemin nënujor vitin e kaluar, raportoi të martën Washington Post.

Kjo gjw dyshohet se u zbulua në fillim të këtij viti nga një teknik kompjuteri i nivelit të ulët të Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së, i cili kishte akses në sasi të mëdha materialesh shumë të klasifikuara.

Dokumentet e zbuluara treguan se një organ i paidentifikuar i inteligjencës evropiane i tha agjencisë amerikane të spiunazhit në qershor 2022, katër muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, se zhytësit ushtarakë ukrainas që raportonin drejtpërdrejt te komandanti i përgjithshëm ushtarak i vendit po planifikonin sulmin.

Tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, të ndërtuara për të transportuar gaz natyror nga Rusia në Gjermani, u tronditën nga shpërthimet nënujore më 26 shtator, duke i bërë ato të padobishme dhe duke ndërprerë një burim të mundshëm miliarda dollarësh të ardhurash për Rusinë.

Sabotimi i dukshëm shkaktoi një emergjencë në mbarë rajonin pasi ndërpreu furnizimet thelbësore të energjisë për Evropën, ashtu si lufta kishte çuar në rritje çmimin e naftës.

U bënë akuza kundër disa vendeve, përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën, por të gjitha mohuan përgjegjësinë.

Inteligjenca evropiane e bëri të qartë se komploti  nuk ishte një operacion mashtrues dhe se ai mbikëqyrej nga shefi ushtarak, gjenerali Valerii Zaluzhnyi pa dijeninë e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026