Berisha-Manjës: Do të përgatisim dosje, e ke vendin te Gjushi që dekonspirove

8 Qershor 2023 | 13:21

Ish-kryeministri Sali Berisha  tha se patronazhistët e qeverisë u kanë bërë presione votuesve dhe  po ashtu akuzoi qeverinë se ka nxjerrë të dhënat më sensitive të qytetarëve.

Ai tha se ligjet janë thyer për t’i shërbyer Mafias, ndërkohë akuzoi edhe ministrin e drejtësisë se ka qenë ky ai i cili ka nxjerrë sekretin për Dakon. Ai tha se Manja ka kryer një sërë krimesh elektorale për të cilat do mbajë përgjegjësi.

“Vendin e ke te Gjushi ti, 4 ditë përpara e dekonspirove dhe tani i thonë SPAK-ut kush e nxori sekretin. Ky merr përsipër të gjitha pazaret e Ramës. Kush ia tha Durrësit? Ti ia the. Je ti një lloj “jagoje” që ke shok vetëm veten.

Nxorët të dhënat më sensitive, ligji për të dhënat u thyen  për t’i shërbyer mafjas. Ke kryer një zinxhir krimesh elektorale dhe do të përgatisim një dosje madhështore”, i tha Berisha ministrit të drejtësisë Ulsi Manja”,-tha Berisha.

“ Zgjedhjet mbaruan, të pres prapë në 2025”, kështu ju përgjigj Ulsi Manja ndërkohë që tha edhe se ai ka luftuar gjithnjë për drejtësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026