SHBA-ja jep 150 milionë dollarë ndihma për zonat e çliruara nga Shteti Islamik
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofronin afro 150 milionë dollarë ndihma për zonat në Siri dhe Irak që u çliruan nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik.
Blinken njoftoi për këto ndihma gjatë pjesëmarrjes në një konferencë të organizuar nga Arabia Saudite për ta luftuar grupin Shteti Islamik, i cili nuk kontrollon më asnjë territor, por filialet e të cilit ende kryejnë sulme në Afrikë, Azi dhe Lindje të Mesme.
Blinken tha se zotimi prej 150 milionë dollarësh i SHBA-së është pjesë e një plani të ri për financim që arrin në më shumë se 600 milionë dollarë.
“Kushtet e dobëta humanitare dhe të sigurisë. Mungesa e mundësive ekonomike. Këto janë lëndë djegëse për llojin e dëshpërimit me të cilin ISIS ushqehet dhe rekruton”, tha ai në një fjalim të shkurtër në hapjen e konferencës.
Koalicioni Global për të mposhtur IS-in përfshin më shumë se 80 vende dhe vazhdon të koordinojë veprimet kundër grupit ekstremist, i cili më parë kishte kontrolluar pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut.
Blinken ishte njëri ndër organizatorët e konferencës si pjesë e një vizite dyditore në Arabinë Saudite, në të cilën ai u takua me zyrtarë të lartë sauditë, përfshirë udhëheqësin de fakto të vendit, princin e kurorës, Mohammed bin Salman. Blinken mori pjesë gjithashtu në një takim të ministrave të jashtëm të Gjirit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet