Bislimi reagon për Asocacionin: “Kalë Troje” që i hap rrugën ndarjes së Kosovës

8 Qershor 2023 | 14:13

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar në lidhje me kërkesat për themelimin e Asocacionit në Kosovë. Përmes disa reagimeve në Twitter, Bislimi thekson se Asocacioni po përdoret nga Serbia jo për të integruar serbët vendas në Kosovë, por si një “Kal Troje” për të bërë vendin jofunksional shtetin dhe për të vijuar më pas me planin për ndarjen e Kosovës.

“Kosova ka paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta pse Serbia insiston në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Asociacioni nuk kishte për qëllim asnjëherë të integronte serbët vendas në Kosovë, por të jetë si ‘Kali i Trojës’ së Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Bislimi thekson se themelimi i Asocacionit është një plan i Beogradit për të krijuar botën serbe në të gjitha territoret e ish Jugosllavisë.

Ai shton se kompetencat e Asocacionit çojnë në krijimin e një Republike Serbska në Kosovë.

“Plani fillestar i Asociacionit është i parëndësishëm, pasi kompetencat e tij do të evoluojnë dhe do të shfrytëzohen për shkak të mbështetjes financiare të Beogradit si dhe mungesës relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës. Këto kompetenca do të çojnë përfundimisht në një Republika Srpska të re me qëllimin e ndarjes territoriale. Kjo pastaj do ta detyrojë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistencën e dy entiteteve kombëtare në Kosovë dhe autonominë absolute në zonat e Asociacionit”.

Bislimi shtoi: “Kjo autonomi do të bëjë që serbët të kenë zero nevojë për të ndërvepruar me Qeverinë e Kosovës, duke e bërë kështu Asociacionin një ‘vezë qyqeje’ në territorin e Kosovës. Serbia beson se avantazhi kryesor krahasues që ka aktualisht dhe duhet ta shfrytëzojë, është epërsia ekonomike në rajon. Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar i “botës serbe” nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizmat fetarë me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe”.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026