Rama propozon draftin për krijim e Asocacionit për zgjidhjen e krizës në Kosovë

8 Qershor 2023 | 12:01

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të enjte se ka hartuar një draft në lidhje me krijimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe në Veri të Kosovë.

Sipas shefit të qeverisë plani i është dorëzuar partnerëve ndërkombëtare dhe pret që të pranohet nga Prishtina dhe Beogradi.

Sipas Ramës, ky plan do të sjellë ç’tensionimin e situatës dhe normalizimin e marrëdhnies së Kosovës me ndërkombëtarët.

“I kam përcjellë Macron-it dhe Scholz-it një draft për Asociacionin, ku ia kam vënë në dijeni edhe Charles Michel”, pohoi Rama gjatë një konference për shtyp.

Rama e cilësoi Asocacionin si çelësin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Unë jam këtu të ndaj me ju një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja gordiane do të ishte deri në fund Asocacioni i komunave me shumicë serbe dhe jam i bindur se asnjëra nga palët nuk e do dhe do të bëjë çmos ta shtyj në pafundësi duke mbajtur krizën me çdo lloj artifice. Besoj se krijimi i Asocacionit është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe të gjitha Forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë.

Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikan dhe europian prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më të merret vesh se çfarë duhet të ketë teksti.

Natyrisht që ky është një dokument konfidencial i cili pa diskutim nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionin dhe patjetër merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’i bërë palët që të flasin për gjëra konkrete, gjëra që lidhen me përfundimin e suksesshëm të dialogut dhe jo që të flasin me vete dhe për vete.

Kjo ishte ajo që unë doja të ndaja edhe publikisht. Natyrisht, arsyeja pse e ndaj publikisht sot është ajo që thashë më parë, sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë Kosovën sesi tkurret e tkurret në sytë e atyre që e krijuan shtetin e Kosovës”, tha Rama.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026