“Situata në Kosovë alarmante”, Rama: Nuk mund të qëndroj spektator

8 Qershor 2023 | 11:46

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tregoi se i ka dorëzuar presidentit Macron dhe kancelarti Scholtz dokumentin për formimin e asociacionit, duke e konsideruar atë si nyjen gordiane mes Kosovës e Serbisë.

Ai theksoi se situata në Kosovë është alarmante dhe vetë ai nuk mund të qëndronte duke parë Kosovën teksa tkurrej në sytë e atyre që e krijuan atë si shtet.

“I pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po merren dot vesh se kush duhet ta shkruaj këtë tekst e jo më të merren vesh se çfarë duhet të ketë teksti. Ky është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ju siguroj që është një dokument i nivelit ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit dhe merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës. Uroj dhe shpresoj që ky material të vlejë për të çuar Kosovën në një nivel tjetër dhe për  t’i bërë palët që të flasin për gjëra konkrete dhe që lidhen me përfundimin e procesit të dialogut dhe gjëra që të flasin me vete dhe për vete. Situata në Kosovë po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator, duke parë Kosovën se si po tkurrret në sytë e atyre që e krijuan në sytë e atyre që e krijuan si shtet.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026