“Rrezikohet që Veriu t’u kalojë të huajve”- Rama: Jam i shqetësuar për ultimatumet
Kryeministri Rama mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët mbi situatën në veri të Kosovës, ku u ndal te tonet ultimative të aleatëve mbi qeverinë Kurti në Prishtinë.
Rama tha se është tepër i shqetësuar në lidhje me situatën në Veri dhe deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë. Ai theksoi se Kosova duhet të pranojë propozimet ndërkombëtare pasi rrezikon të ketë rënie të sovranitetit të saj.
Shefi i qeverisë theksoi se nëse nuk pranohen propozimet, ndërkombëtarët mund t’i marrin veriun Kosovës dhe ta kalojnë nën administrimin e tyre, si dhe të shtojnë prezencën me trupa në Kosovë.
“Për tonet ultimative të aleatëve jam i shqetësuar, gjë që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte, duke filluar nga pasoja e rritjes së numrit të trupave në Kosovë, që do të thotë ulje e kapacitetit sovran të Kosovës. Ose humbje e Kosovës në aspektin e humbjes së mundësisë për të integruar plotësisht veriun në jetën e vet institucionale, duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e të huajve që do të ishte një gjë e tmerrshme në aspektin e interesave tona. Për këto jam i shqetësuar dhe jo për ato proklamime të shqetësimeve që bëjnë të tjerët. Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 1999 dhe Serbia nuk ka mudnësi t’i prekë Serbisë asnjë fije floku”, tha Rama.
LEXO GJITHASHTU:
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)