Mbërrin veliera turistike “Sea Cloud”, lundrimi i parë i këtij viti drejt Durrësit

8 Qershor 2023 | 15:29

Sot paradite në portin e Durrësit mbërriti veliera “Sea Cloud” me 53 turistë të huaj në bord, pjesa më e madhe e të cilëve nga SHBA, si dhe nga Australia, Suedia, Italia, Kanadaja dhe Gjermania.

Anija turistike u ankorua rreth orës 8.00 në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.

Shumë prej udhëtarëve me të mbërritur në port u nisën drejt Krujës dhe Tiranës, ndërsa të tjerët do të vizitojnë qendrat historike dhe arkeologjike të Durrësit.

Nga të dhënat e agjencisë së lundrimit “Intermed Shiping” mësohet se veliera që po kryen një udhëtim turistik në Mesdhe është nisur natën e kaluar nga Kotorri, ndërsa sot në mbrëmje do të vijojë lundrimin drejt Porto Palermos(Sarandë).

Veliera “Sea Cloud” me një personel prej 58 vetash ka një gjatësi 110 metra dhe është e regjistruar në portin e La Valetas.

Ajo e viziton Durrësin që prej 10 vitesh.

Vetëm gjatë kësaj vere ajo do të ankorohet në portin e Durrësit edhe 6 herë të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026