Presidenti i ri i Kosovës, Kryeministri: Në pritje të takimit, VV: Zgjedhje!
Zgjedhja e presidentit të ri, sa vjen e bëhet më problematike. Askush prej partive nuk lëshon pe nga qëndrimet e tyre.
Ndërkohë, afati Kushtetues kur presidenti duhet të jetë i zgjedhur, po shkon drejt konsumimit. Edhe një herë kryeministri Avdullah Hoti tha se janë duke u bërë përpjekje për takim mes liderëve politik, për t’u dakordësuar në gjetjen e emrit të presidentit të ri.
“Pa paragjykuar asnjë gjë, disa prej partive politike i kanë dhënë pozicionet e tyre sa i përket zgjedhjes së presidentit, por nuk ka ndodhur ende një takim formal. Ne jemi duke u angazhuar që ky takim të ndodhë sa më shpejtë. Kryetari Mustafa është duke u marrë me këtë çështje dhe unë shpresoj që ky takim të ndodhë sa më parë. Vetëm në tavolinë të partive politike parlamentare të gjendet zgjidhje,” – u shpreh Hoti.
Në mesin e partive që kanë treguar qartë pozicionin sa i përket kësaj çështjeje, është edhe Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në opozitë.
“Dhe një president apo presidente e zgjedhur nga kjo legjislaturë, nuk do të mund të përmbushte obligimin kushtetues si president apo presidente unifikuese. Pra duhet fillimisht të kemi legjitimim të institucioneve me anë të zgjedhjeve të reja, dhe pastaj të vazhdojmë me procesin e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së vendit,” – tha Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit nga LVV.
Megjithatë, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në këtë situatë nga Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, nuk vlerësohet si hap i duhur. Sipas Shalës, edhe nëse bëhen zgjedhje, asgjë nuk do të ndryshonte.
“Në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme garojnë, së paku 40 subjekte politike dhe vota shpërndahet. Të gjitha subjektet tjera politike i kanë frikë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, si djalli – temjanit. Lërini deklaratat se janë të gatshme për zgjedhje. Subjektet politike në Kosovë janë të pasinqerta. Po të ishin të sinqerta dhe po ta donin Kosovën dhe po të kishin edhe minimum respekti për qytetarët e Kosovës, do të bëheshin bashkë për ta përballuar më lehtë pandeminë sikur edhe bisedimet me Serbinë,” – tha Behxhet Shala, Kryetar i KMDLNJ-së.
Në anën tjetër, PDK gjithashtu në opozitë ka deklaruar se për emrin e presidentit, ajo nuk jep vota, pa u marrë në konsideratë propozimi i saj, kurse AAK këmbëngul se Ramush Haradinaj është i vetmi që duhet të zgjidhet.
Predidenti i ri duhet të jetë i votuar në Kuvend Brenda 6 marsit, ose një muaj para se ushtrueses së detyrës së presidentes t’i skadojë periudha kushtetuese prej gjashtë muajsh.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet