Hazard pranë pensionimit, u largua nga Real Madrid, nuk aktivizohej prej 1 viti
Ylli i kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard mund të tërhiqet nga futbolli në moshën 32-vjeçare.
Ky është lajmi që po qarkullon në mediat spanjolle, me sulmuesin i cili i dha lamtumirën Realit të Madridit. Prej më tepër se 1 viti qëndron në stol, duke mos u preferuar nga tekniku Carlo Ancelotti.
El Mundo Deportivo shton më tej se ndaj tij ka pasur disa oferta nga klube të ndryshme evropiane, por Hazard po mendon se zgjidhja më e mirë është tërheqja nga futbolli.
Që prej mbërritjes në kryeqytetin spanjoll, 32-vjeçari ka luajtur vetëm 54 ndeshje, në të cilat ka shënuar 4 gola. Belgu kishte dhe një vit kontratë me Realin e Madridit, por duket se situata e shkaktuar bëri që ta ndërpriste atë me konsensus.
Kujtojmë se në muajin dhjetor Hazard i dha lamtumirën dhe kombëtares belge, ndërsa tanimë duket se i ka mbyllur llogaritë me futbollin e luajtur.
Plani i tij është qëndrimi në Spanjë me familjen, por larg fushave të blerta. Eden Hazard është cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të Evropës disa vite më parë, ndërsa ishte pjesë e skuadrës së Chelseas, aty ku qëndroi për 7 vite. Me kombëtaren numëron 126 paraqitje dhe 33 gola.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur