GJKKO merr vendimin, lihet në burg Vangjush Dako
GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Seanca për masën e sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë Durrës ka nisur në orët e paradites dhe ka përfunduar rreth orës 17:00.
Ndërkohë, GJKKO vendosi që Adrian Bulku arrest me burg të lihet në arrest shtëpie, ndërsa Diana Dedja nga arrest shtëpie të lihet në detyrim paraqitje.
Gjatë seancës për masën e sigurisë, në lidhje me pallatin që prokuroria thotë se është dhënë leja në kundërshtim me ligjin, Vangjush Dako i tha Gjykatës se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate është.
Ai ka dhënë sqarime dhe në lidhje me tenderin për projektin për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.
Sipas Dakos kjo procedurë prokuromi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni.
Prokuroria e Posaçme arrestoi 2 ditë më parë ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe 9 ish-zyrtarë të tjerë lokalë të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
LEXCONI GJITHASHTU:
- “S’kam dijeni, s’di as sa kate është pallati”- Vangjush Dako flet në GJKKO
- Publikohen fotot e Dakos në gjykatë, i qetë duke komunikuar me të pandehurit e tjerë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta