Mbi 6 orë seanca për Dakon, gazetari: Ja dy masat e sigurisë që ndryshuan

8 Qershor 2023 | 17:03

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se seanca për Vangjush Dakon zgjati më shumë se 6 orë.

Gjykata e Posaçme, konkretisht gjyqtari Erion Bani ka lënë në fuqi vendimin që më herët kishte marrë vetë ai më datë 6 qershor, atë të arrestit me burg për ish-kryebashkiakun Dako.

“Gjatë seancës Dako ka mbajtur një qëndrim mohues lidhur me dy akuzat për shpërdorim detyre që ka ngritur SPAK ndaj tij për dy episode, për një pallat për të cilin është zbardhur me vonesë leja e ndërtimit, por dhe për një procedurë tenderimi,” – u shpreh Ferhati.

Gazetari shtoi se ka pasur dy masa që janë ndryshuar nga ato parapraket, ajo për Adrian Bulku nga arrest me burg është vendosur masa e sigurisë arrest në shtëpi dhe për Diana Dede nga arrest shtëpie është vendosur masa e detyrimit të paraqitjes.

Gazetari solli gjithashtu në vëmendje se janë 10 persona me masë sigurie, 3 prej të cilëve janë ende në kërkim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026