Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan
Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taleban.
Nga shpërthimi janë vrarë të paktën 19 persona, përfshirë edhe një ish-komandant taleban, ndërkaq 38 të tjerë janë plagosur.
Moazuddin Ahmadi, kreu i informacionit dhe kulturës në provincën Badakshan, tha për Radion Evropa e Lirë se shpërthimi ndodhi në qytetin Faizabad gjatë ceremonisë së varrimit të zëvendësguvernatorit taliban, Nissar Ahmad Ahmadi, i cili ishte vrarë gjatë një sulmi vetëvrarës me makinë-bombë tri ditë më parë.
“Në këtë incident, ish-komandanti i policisë në qytetin Baglan, ka rënë martir”, tha ai.
Më vonë, ai lëshoi një apel për banorët lokalë për të dhuruar gjak për të plagosurit gjatë këtij shpërthimi.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit