Kërkohet largimi i Evis Kushit, studentë të Lëvizjes për Universitetin qëllojnë me vezë Ministrinë e Arsimit

16 Dhjetor 2020 | 11:02

Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kanë zhvilluar sot një aksion para Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë qëlluar me bojë dhe vezë godinën e ministrisë në shenjë revolte teksa kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Evis Kushi.

Shkak është bërë qëndrimi i znj. Kushi për protestat dhe fëmijët që u përfshinë në akte të dhunshme.

Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji raportoi se protesta e sotme ishte një organizim simbolik ku një grup të rinjsh të Lëvizjes për Universitetin lexuan një deklaratë para Ministrisë së Arsimit ku i kërkojnë dorëheqjen ministres Kushi, duke i cilësuar të papranueshme deklaratat e saj se të miturit që morën pjesë në protestat e ditëve të fundit do të kenë nevojë për trajtim psikologjik. Ata deklaruan se protestat do të vijojnë nëse ministrja nuk jep dorëheqjen.

“Sipas tyre, këta fëmijë nuk janë kriminelë që të trajtohen në këtë mënyrë dhe revolta, edhe për ta, është e ligjshme në realitetin ku ata jetojnë.

Nëse ministrja donte të bënte diçka për këta fëmijë duhet të bënte diçka më herët, sipas tyre, për shembull, t’u vendoste psikologë në shkolla.

Kjo sipas tyre është diskriminuese për këta fëmijë, të cilët do ta kenë të vështirë në ambientin e shkollës në vazhdim pasi do të shihen me një sy tjetër nga mësuesit”, raportoi gazetari i Euronews Albania.

Disa ditë më parë në një intervistë për Euronews Albania, ministrja e Arsimit deklaroi se fëmijët që protestuan do identifikohen dhe rastet e tyre do trajtohen me psikologë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026