Erdogan emëron për herë të parë një grua në krye të Bankës Qendrore të Turqisë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka emëruar këtë të premte Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive për financa në Shtetet e Bashkuara, si guvernatore të Bankës Qendrore.
Ajo do të përballet me një prej normave më të larta të inflacionit.
Erkan, ish-bashkëudhëheqëse e Bankës Republika e Parë, dhe drejtore menaxhuese e Goldman Sachs në SHBA, do të jetë gruaja e parë që do të jetë në krye të Bankës Qendrore në Turqi.
Erdogan, i cili sapo e ka nisur mandatin e tretë si president, e ka prezantuar të shtunën kabinetin e ri qeveritar.
Ministër i Financave është emëruar, Mehmet Simsek. Simsek, i cili ka punuar si ministër i Financave dhe si zëvendëskryeministër edhe në qeveritë e kaluara, njihet për qasjen kundër politikave jokonvencionale të Erdoganit për ulje të normave të interesit, me qëllim të luftimit të inflacionit.
Deri më tani, atë detyrë e ka mbajtur Sahap Kavcioglu. Nën menaxhimin e Kavcioglut, norma e interesit është ulur në 8.5 për qind.
Më 2021, norma ka arritur në 19 për qind. Shkalla e inflacionit ka rënë nën 40 për qind në Turqi, në maj, për herë të parë në 16 muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta