Atentati në Don Bosko, lihet në burg miku i Brilant Martinaj

9 Qershor 2023 | 11:25

Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg Nikoll Sherrnikun, personin që dyshohet se ndihmoi me logjistikë, autorët e masakrës në Don Bosko. Gjatë seancës Sherrniku ka mohuar akuzën, duke pretenduar se ka qenë në burg gjatë kohës që ndodhi ngajrja.

Sherrniku akuzohet se siguroi targat gjermane për makinën e personave që morën pjesë në atentatin nga ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja dhe ku u plagosën 6 persona të tjerë.

Sherrniku njihet si një person i afërt me Brilant Martinaj i ekzekutuar në mbikalimin e Fushë Krujës, por dhe i të zhdukurit Ervis Martinaj.

28-vjeçari ka qene i dyshuar dhe ndaluar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela, por më pas është liruar për mungesë provash.

Në gusht të vitit të kaluar Sherrniku është arrestuar për armëmbajtje pa leje gjithashtu. Prokuroria pretendon se targat i ka siguruar para se të kapej nga policia.

Policia bën me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të personave të përfshirë. Burime për Euronews Albania konfirmojnë se ka emra të tjerë të dyshuar, por që policia s’mund t’i bëjë me dije për shkak të sekretit hetimor.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026