Nisin seancat dëgjimore për 4 ambasadorët e rinj, emrat që prezantuan në Kuvend
Qeveria shqiptare ka nisur dhe procesin e zv.ambasadorëve që kanë kaluar dhe afatin e tyre.
Ditën e sotme Komisioni ka nisur seancën dëgjimore për ambasadorët e rinj. Janë 12 kandidatë për ambasadorë të rinj.
Sot kanë prezantuan platformën e tyre 4 kandidatura para Komisionit të Jashtëm, ku ndër të parat ishte Meri Kumbe e cila është kandidate në Izrael.
Pas saj prezantoi platformën Zhaklina Peto për tu ndjekur më pas nga Ervin Bushati të cilin qeveria e ka propozuar për ambasador të Shqipërisë në SHBA.
E fundit që po prezanton platformën e saj ish-deputetja e PS-së Vasilika Hysi, e cila është propozuar për ambasadore në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Ditët në vijim do të ketë dhe dy seanca të tjera për 8 kanidatët e tjerë për ambasadorë.
Bëhet fjalë për:
- Redi Kurtezi, ambasador në Emiratet e Bashkuar Arabe.
- Aida Sakiqi, ambasador në Gjermani
- Ilir Gjoni, ambasador në NATO
- Fate Velaj, ambasador në Austri
- Blerta Kadzadej, ambasadore në Turqi
- Majlinda Frangaj ambasdore në Vatikan
- Mustafa Nano, ambasador në Zvicër
- Uran Ferizi, ambasador në Britaninë e Madhe.
Kandidaturat do të shkojnë më pas për dekretim tek Presidenti Bajram Begaj, e më pas secili do të marrë detyrën përkatëse.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta